September 25, 2021

Kishte dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës? Basha i kundërpërgjigjet Nishanit: Neveri, shpifje e ulët

Shpërndaje lajmin

Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me fushatën e nisur në Partinë Demokratike për të marrë kryesinë e kësaj force politike duke iu kundërpërgjigjur Bujar Nishanit.

Kujtojmë se Nishani në një deklaratë të bërë në media tha se Basha kishte dijeni që SHBA do të shpallte Berishën non grada, prandaj afroi zgjedhjet në Parti nga 22 korriku në 13 qershor. Por Basha me anë të reagimit të bërë sonte, e ka hedhur poshtë këtë fakt duke e mohuar kategorikisht.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.” Shkruan Basha.

vijon…/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *