Kjo bukuroshe shqiptare do ta përfaqësojë Gjermaninë në garant ndërkombëtare

Share

Një shqiptare nga Kosova është shpallur triumfuese në një prej konkurseve të bukurisë në Gjermani.

Bëhet fjalë për Arlinda Prenajn, e cila tashmë mban kurorën e “Miss Grand Germany 2020”.

Arlinda përndryshe nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi ajo më parë ka triumfuar edhe në konkursin e bukurisë “Miss Grand Kosovo” në vitin 2019.

arb3 480x480 1

Pasi është shpallur tashmë “Miss Grand Germany 2020”, Prenaj do të përfaqësojë shtetin gjerman në garat ndërkombëtare.

“Miss Grand” është nga tri kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë në rangun botëror.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rrugëtim i shqiptares me këtë kurorë në kokë. /Telegrafi/


Share

Komente