Kjo është arsyeja pse Kim dhe Kanye nuk janë divorcuar ende

Share

Ka shumë thashetheme që janë përhapur rreth martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West, dhe ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, disa burime thonë se divorci ende nuk ka nisur.

Një person i brendshëm ka thënë se mes gjithë këtyre thashethemeve, çifti nuk ka bërë kërkesë për divorc.

“Kanë arritur në pikën kur nuk kalojnë kohë së bashku si një çift i martuar, prej muajsh. Ata janë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve, por kanë jetuar veç e veç. Kim e di që martesa ka mbaruar”, tha ai për E! News.

Arsyeja pse Kim nuk ka bërë ende kërkesë për divorc është se ajo po sigurohet nëse po merr vendimin e duhur për fëmijët.

Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë.

Burimi shtoi: “Nuk ka të bëjë me martesën, ajo gjithmonë do të kujdeset për Kanye por gjithçka ka mbaruar mes tyre. Kim është përqendruar në atë që është më e mira për fëmijët e tyre. Ky është një vendim i vështirë për të dhe ajo po e kupton”.


Share

Komente