Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të bëni asnjëherë kur pini kafe

Shpërndaje lajmin

Nëse je si pjesa më e madhe e njerëzve, mendon njëlloj si të gjithë: nuk ka gjë më të mirë se sa një kafe. Sidomos pasi është provuar shkencërisht se kafja ndihmon luftën kundër depresionit te femrat dhe ul ndjeshëm rrezikun nga kanceri i prostatës te meshkujt. Me këto rezultate, natyrisht do të mendosh të pish më shumë kafe në ditë apo jo? Në fakt, nuk është tamam ky rasti…
Numri maksimal i kafeve që mund të pish në një ditë është… katër filxhanë. Ndërsa për gratë shtatzëna, ky numër zbret në dy. Duke pasur parasysh se një filxhan mesatar kafeje përmban rreth 100 mg kafeinë, katër filxhanë mund të shkojnë deri në 400 mg kafeinë. Kjo masë kafeine është pothuaj e barabartë me 10 kanaçe pije energjike, pavarësisht se nuk duket që katër filxhanë kafe të përmbajnë aq shumë kafeinë.
Por arsyeja pse nuk rekomandohen më shumë se katër filxhanë kafe në ditë është sepse bashkë me nivelin e lartë të kafeinës, ka shumë efekte anësore, ku përfshihen:
Pagjumësia (insomnia)
Nervozizmi
Problemet me stomakun
Rrahje të sheshta të zemrës (takikardi)
Dridhje duarsh etj.
Nga gjithë sa u tha më sipër, aq e mirë sa të duket kafja…. ndoshta edhe katër filxhanë në ditë mund të jenë shumë. Por edhe nëse vërtet pi katër filxhanë, rekomandohet që të paktën të pish një gotë ujë pas çdo filxhani kafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *