Kjo është gjella më e çuditshme në botë, guralecë lumi të skuqur

0
Shpërndaje lajmin

Suodiu është një lloj i çuditshëm ushqimi kinez në rrugë që përbëhet nga gurë të vegjël lumi të skuqur me një përzierje erëzash dhe barishtesh. Ju duhet t’i thithni gurët dhe pastaj t’i pështyni.
E përkthyer përafërsisht si “thith dhe hidh”, suodiu besohet të jetë shpikur qindra vjet më parë nga varkëtarët që do të përgatisnin gjellën kur ngecnin në mes të lumit pa ushqim të vërtetë gjatë transportit të mallrave.

Për të mashtruar stomakun, ata skuqnin disa guralecë lumi me erëza të ndryshme dhe më pas i thithnin gurët.
Pjata tradicionale u transmetua në disa breza, dhe sot shitësit në rrugë në Kinë mund të shihen ndonjëherë duke skuqur tufa gurësh lumi me vaj cilli, salcë hudhre, thelpinj hudhre dhe një përzierje erëzash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *