Kjo është letra e LVV-së për Albright, ku akυzohej për kσrrυpsion dhe kërςënohej me baIIafaqim nga aktivistët e Kurtit

Shpërndaje lajmin

I mërzitur për νdekjen e Albright u shpreh edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi se ajo ishte mike e Kosovës deri në fund. Sidoqoftë, mendim të tillë për ish-sekretaren amerikane, Kurti nuk kishte pasur edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Është siguruar ekskluzivisht letrën për të cilën ishte deklaruar edhe ish-ambasadorja amerikane Tracey Jacobson, e cila kishte treguar se Albright ishte kërςënuar nga Kurti dhe partia e tij.
Lëvizja Vetëvendosje, asokohe në opozitë, aktivistëve të saj ua kishte bërë gati edhe shkresën kundër Albright, duke i “urdhëruar” që të njëjtën masivisht t’ia dërgonin asaj në e-mail për ta penguar privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Në letrën që e ka siguruar Demokracia.com, shihet se Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Kurti kishte përdorur një gjuhë tepër të rëndë me Albright, duke e akuzuar atë edhe për përfshirje në korrυpsion.
“Ndërmarrja publike të cilën ju synoni ta shpronësoni nga ne, përmes Qeverisë Thaçi, është ndërtuar nga mundi i qytetarëve të Kosovës. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ky proces i privatizimit është kundërshtuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve dhe punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Këta të fundit, së bashku me mijëra qytetarë, kanë protestuar disa herë kundër privatizimit.
Procesin e mbështet vetëm partneri juaj, Hashim Thaçi. Personi që ju keni zgjedhur si partner nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për një proces kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Partneri juaj, Hashim Thaçi, është personi kryesor përgjegjës për minimin e kësaj ndërmarrjeje me korrupsion të thellë, shpërdorim dhe nepotizëm. Përkundër kësaj, ndërmarrja ka realizuar të hyra prej rreth 90 milionë euro në vit, fitim i cili është thelbësor për funksionimin e shtetit social. Nëse largohet korrupsioni dhe nepotizmi i Qeverisë Thaçi, kjo ndërmarrje do t’i sillte Kosovës 130-140 milionë euro fitim në vit. Ky korrupsion nuk largohet nëse e privatizoni këtë ndërmarrje, sepse vetë investimi juaj është korruptiv, pasi nuk bazohet në pëlqimin e punëtorëve dhe qytetarëve, por vetëm të Hashim Thaçit dhe vartësve të tij.
Nuk jeni ju zgjidhja që ne kemi kërkuar; në vend të kësaj ju jeni ata që do të merrni fitimet e Telekomit të Kosovës dhe do të na lini me Postën e Kosovës humbëse. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, thuhej në letrën që aktivistët e Kurtit ia kishin dërguar masivisht ish-sekretares Albright si aksion protestues kundër saj.
Në fund të kësaj letre të siguruar nga Demokracia.com, shihet edhe kërcënimi për të cilën kishte folur ambasadorja Jacobson.
Aty theksohet qartë se çdo aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë të personalizuar, kishte thënë se do t’i mbledhin familjarët dhe të gjithë ata që i njohin për ballafaqim me ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Leave a Reply

Your email address will not be published.