“Kjo është një nga provat më të mëdha”, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime, bën deklaratën e fortë për PD

Share

Analisti Frrok Çupi ka bërë një analizë të thellë duke treguar si pritet të jetë situata në Kosovë pas zgjedhjes së Joe Biden si president i 46-të në SHBA.

-Çfarë mendoni se do ndodhë me Kosovën tani që Joe Biden u zgjodh presidenti i SHBA-së?

-Unë mendoj se kjo çështje zgjidhet përmes politikave konservatore. Ne jemi komb, nuk jemi leckamanët e Ballkanit. Ne jemi kombi më i vjetër. Ne jemi të tmerrshëm, jemi çudi e madhe. Ne dhe PD që i themi parti e djathtë, është staliniste. Të gjithë kanë shkuar në majtizëm të llahtarshëm. Ne kemi çfarë konservojmë. Kosova ka se çfarë konservon. Të drejtat që i kanë dhënë në të kaluarën ja kanë dhënë konservatorët e Evropës. Amerika është Amerika pavarësisht se kush fiton në Amerikë.

Kosova ka zbuluar se çfarë jemi ne dhe se sa rezistojmë përpara të drejtave të kombit. Nëse nuk i rezistojmë kësaj here, ne tregojmë që jemi një komb që nuk duam kombin. Kjo është një nga provat më të forta në historinë e kombit shqiptar. Ishte e fuqishme 1999, por është më e fortë kjo. Presidenti konserbvator i Amerikës kishte nisur një projekt për ringritjen e Kosovës, për ribërjen e Kosovës dhe si përfundim të kishte një Shqipëri të madhe. Nuk e bëri këtë me luftë. Ideja e tij për mua është kjo: Dy kombe, dy popuj, mund të merren vesh vetëm duke qenë të pasur, siç janë dy njerëz.

The post “Kjo është një nga provat më të mëdha”, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime, bën deklaratën e fortë për PD appeared first on Lajme.al.


Share

Komente