April 18, 2021

Kjo është vjehrra e Ledri Vulës, Sara prezanton të ëmën (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Që prej bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.

Të gjithë u bënë kuriozë për partneren e Ledrit, një vajzë e thjeshtë dhe e ëmbël e cila i bëri të gjithë për vete.

Sara mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale, ku numëron mijëra ndjekës dhe së fundmi kemi pritur me padurim foto e video të sajat me Poem Blu.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, ndërsa së fundmi na ka treguar mamanë e saj, e cila feston ditëlindjen.

“Të uroj gëzuar ditëlindjen e bukura ime.”- ka shkruar Sara krahas postimit.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu. Menjëherë pas lindjes, Poema u bë me një llogari personale në Instagram dhe u kthye në një ndër bebushat më të famshëm të showbiz-it.

Madje, mami Sara dhe babi Ledri s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e të voglës në rrjete sociale, duke na kënaqur sytë me poza të shumta.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *