Klop tremb Liverpulin dhe i “shkel” syrin kombëtares së Gjermanisë: Ndoshta në të ardhmen, për momentim kam një punë intensive

Share

Jurgen Klopp shikohet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Hoakim Lëv në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të teknikut aktual dhe emërimin në stol të trajnerit të Liverpulit. Disa ditë më parë “Kicker” kishte bërë një sondazh se kë do të preferonin si trajner në krye të përfaqësueses dhe pothuajse të gjithë votuesit preferonin Jurgen Klop.

Në një intervistë ka nënvizuar se është i lumtur te Liverpooli dhe nuk e mendon një largim së shpejti por nuk e përjashton në të ardhmen.

“Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive.”

“Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpulit. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.


Share

Komente