Klubi i njohur britanik anulon stërvitjen, Koronavirusi pritet të shtyjë një tjetër ndeshje në Kupën e Anglisë

Share

Pas ndeshjes së Sauthemptonit me Shreusbërin e cila u shtye, pritet që edhe sfida midis Liverpulit me Aston Vilën të shtyhet për arsye të shpërthimit epidemiologjik të koronavirusit tek skuadra e Aston Vilës.

Klubi nga Birmingami ka njoftuar nga rrjetet e saj zyrtare se qendra e saj stërvitore është mbyllur pas shpërthimit në masë të COVID-19, duke anuluar edhe stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së “FA Cup”.

Ndeshja e tyre e fundit ishte në Premier Ligë ku skuadra e Jurgen Klopit u shkatërrua 7-2 në “Villa Park”.


Share

Komente