November 29, 2021

Kluni i njohur po insiston për transferimin e Marcelos

Shpërndaje lajmin

Skuadra nga Brazili, Botafogo po insiston në transferimin Marcelos.

Te Botafogo po e shohin Marcelon si përforcim të madh, pasi brazilianit nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës kur i skadon në fund të këtij sezoni. Mësohet se negociatat kanë nisur mes palëve dhe ka gjasa që Marcelo të transferohet te Botafogo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Marcelo 33-vjeçar është i gatshëm të kthehet në vendlindje, pasi këtë sezon nuk ka pasur minutazhë të madhe te Reali, duke regjistruar vetëm katër paraqitje në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2007 kur iu bashkua nga Fluminense. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *