Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon në KAS heqjen e logove nga fleta e votimit

0
Shpërndaje lajmin

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  ka paraqitur këtë të martë një kërkesë në KAS ku kërkon heqjen e logove nga fleta e votimit.
Koalicioni kërkon që në fletën e votimit të mos përfshihen emblema apo logo të partive politike apo të koalicioneve në fletën e votimit për kryetarët e bashkisë.
Sipas tyre kjo duhet bërë pasi qytetarët do zgjedhin kryetarin e  bashkisë dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike dhe se ndryshe nga ç’ndodh në zgjedhjet e përgjithshme kandidatët nuk identifikohen me partinë apo koalicionin që i ka propozuar.
Gjithashtu “Bashkë fitojmë”, thotë se edhe në zgjedhjet e kaluara fleta e votimit për Kryetar Bashkie nuk ka qenë me logo partie apo koalicioni.
LEXONI GJITHASHTU:

“Isha xheloz”- Deklarata e të riut që dhunoi të dashurën, avokati: Merr ilaçe
Luftë diplomatike SHBA-Brazil, Uashingtoni kritikon Lula për Ukrainën
QSUT i shtohen 7 shërbime, vijon puna për transferimin e 7 shërbimeve të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *