Koalicioni me LSI- në dhe listat, Basha tregon kush është kandidati për kryeministër i opozitës

Share

Mbrëmjen e sotme, kyetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në emisionin “Opinion” konfirmoi se do të jetë ai kandidati për kryeministër i opozitës.
Basha deklaroi: “Padiskutim që do të jem unë”.

Basha tha se vendimi strategjik është për një koalicion opozitar, ndërsa sa i takon vendimeve taktike shtoi se partitë opozitare janë në fund të rakordimeve.

“Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj. Po vjen ora për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe për të vendosur një standard të ri. Do jenë vendime taktike, për të cilat ne po konsultohemi. Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Jemi në fund të rakordimeve politike, për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik. Të bëjmë të mundur që asnjë votë të mos shkojë kot. Në funksion të këtij qëllimi do shfaqim edhe taktikën tonë”, tha Basha.

Ndërsa kur u pyet nëse i duket afër pushteti Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit janë një referendum për ndryshimin, dhe sfida e tij dhe e opozitës është t’i japë formë këtij ndryshimi.

Basha u përgjigj duke thënë: “Opozita, PD, ne jemi në këtë qasje jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një udhëkryq ku shqiptarët do të vendosin. Sfida për opozitën dhe mua personalisht është ta konturojmë këtë ndryshim. 25 prilli është një referendum për ndryshim. Sfida e PD, e opozitës së bashkuar është t’i japim formë, thelb dhe kontur ndryshimit”.


Share

Komente