Koalicioni për 14 majin: Berisha dhe Meta dorëzojnë nesër dokumentacionin

Shpërndaje lajmin

Ditën e nesërme, në orën 08:00, grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta, do të dorëzojnë dokumentacionin për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkaq, dokumentacionin do ta dorëzojnë edhe dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokristiane (PDK) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).
Më herët gjatë ditës së sotme, Berisha është shprehur se koalicioni për zgjedhjet e 14 majit do të përfshijë shumë parti, ndërsa shtoi se do të merret për bazë rekordi elektoral.
“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik. Koalicioni i gjerë do të jetë në shumë parti. Do të merret për bazë rekordi elektoral. Do të dalim fitimtar.”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura, “urdhëri” i Ramës për deputetët
PS mbledh Grupin Parlamentar, çfarë do të diskutohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *