Koci: Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

Share

Avokati Arianit Koci, ka thënë se proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Në një shkrim në Facebook,  Koci ka shkruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje i fiton këto zgjedhje dhe vendosë që Albini Kurti të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese, transmeton arbresh.info.

Ndër të tjera avokati Arianit Koci, ka shkruar se Albin Kurti, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti e deri në shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.

Ky është postimi i tij në Facebook,  pa ndërhyrje:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër./Arbresh.info


Share

Komente