“Koka” shqiptar, dalin pamjet e momentit si u godit banda në Mykonos, droni u bëri “gjëmën”

Shpërndaje lajmin

Autoritetet greke goditën duke shkatërruar një bandë shqiptare që një nga degët e saj të shpërndarjes së kokainës e kishte në ishullin e famshëm Mykonos. Në pranga ranë 4 trafikantë në Mykonos dhe një tjetër në Athinë që konsiderohet “truri” i të gjithë grupit kriminal.

https://player.glomex.com/integration/1.530.1/iframe-player.html?origin=fullpage&pageUrl=https%3A%2F%2Fplayer.glomex.com%2Fintegration%2F1.530.1%2Fiframe-player.html%3Forigin%3Dfullpage%26pageUrl%3Dhttps%253A%252F%252Fplayer.glomex.com%252Fintegration%252F1.530.1%252Fiframe-player.html%253FintegrationId%253D4059a013k56vb2yd%2526playlistId%253Dv-cbvu0u72omyx-sf%26integrationId%3D4059a013k56vb2yd%26playlistId%3Dv-cbvu0u72omyx-sf%26playlistIndex%3D0&integrationId=4059a013k56vb2yd&playlistId=v-cbvu0u72omyx-sf&playlistIndex=0

Pas monitorimit për një kohë relativisht të gjatë, nën monitorimin me dron nga ajri, strukturat e policisë greke vendosën dje që të ndërhynin duke bastisur godinën ku grupi kishte bazën duke i arrestuar. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ndërhyrjes, ndërsa lëvizjet e trafikantëve kontrolloheshin nga ajri me dron.

Lexo edhe: Si u çmontua me dron rrjeti i kokainës në Mykonos

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale. Por në 2015 ai ishte lënë i lirë pasi i ishte pezulluar dënimi me 25 vite, që iu ul nga 47.6 vite në total./ db/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *