October 16, 2021

Kokaina nga Ekuadori, SPAK kërkon 20 vite burg për 2 persona

Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 20 vjet e 8 muaj burg për dy persona të akuzuar për trafikim të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

18 vite burg është kërkuar për Altin Myslihakan, e cila nga gjykimi i shkurtuar shkon në 12 vjet, si dhe 13 vite për Ardian Bega, e cila shkon në 8 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar.

Së bashku me Gentian Malindin, për të cilin është veçuar dosja, ata akuzohen se janë personat që morën nga porti i Durrësit drogën, që ishte zëvendësuar në portin e Pireut, Greqi, me oriz.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *