“Kokat le të hanë”, Karamuço për rebelimin e Wagner: Si Putini dhe ata janë banditë

0
Shpërndaje lajmin

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania ku ndër të tjerat ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Rusi.
Ai tha se nëse kjo përplasje është reale, mes Wagner dhe Rusisë, atëherë kokat le të hanë, pasi sipas tij ata janë të gjithë kriminelë edhe shefi i Wagner, Prigozhin edhe presidenti Putin e po ashtu ministri i jashtëm Shoigu.
“Sot është dita më e bukur për Ukrainën dhe për të gjithë perëndimin, kur morëm vesh se sa të brishtë janë përfaqësuesit e ariut polar të dikurshëm që donin të na bindnin se do bënin një botë bi-polare dhe do marrim gravitetin që na takon.
Megjithatë kokat le të hanë, se në të drejtën ndërkombëtare ata janë kriminelë lufte si Putini si Prigozhini edhe Shoigu”,-tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:

Ardian Shtuni: Wagner po tërhiqet, ja tre premtimet që ka marrë
U denoncua e zhdukur nga familja, gjendet në hotel në Tiranë vajza e mitur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *