September 20, 2021

“Kokëfortësi”, Rama video-mesazh elektoratit gri: Kush s’di kë të votojë, ta shikojë e ta mendojë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” i është drejtuar elektoratit gri për zgjedhjet e 25 prillit.

Ata që ende nuk e dinë se për këtë të votojnë, Rama i fton ta mendojnë edhe njëherë, ndërsa i bën apel që të shohin videon e publikuar dhe të vendosin , jo vetëm në Shkodrën, por në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu kryeministri i bën thirrje që në Shkodër të votojnë për kandidaten e Partisë Socialiste Edona Bilali nr.1

“Mirë mëngjes. Kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë. Ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *