Kolona të gjata në dalje të Kosovës

0
Shpërndaje lajmin

Në ditët kur po mbarojnë pushimet e mërgimtarëve në Kosovë, kanë nisur sërish kolonat në dalje të Kosovës. RAportohet se ndër pikat më të ngarkuara është pikëkalimi kufitar në MErdar dhe tek Dheu i Bardhë, transmeton Albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në vendkalimin kufitar në Merdar, qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Serbi, ndërsa kolona e automjeteve është një kilometër.
Ndërsa, dalja tjetër nga Kosova përkatësisht vendkalimii kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta. Pritje më të vogla ka në Jarinje ku pritet deri në 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *