Komandohet nga 300 km distancë, droni ushtarak që pritet të mbërrijë në Shqipëri

0
Shpërndaje lajmin

Mes 6 dronëve që pritet të vijnë në Shqipëri, njëri prej tyre është ushtarak.
Gazetari Eni Ferhati tha në studion e Euronews Albania se droni ushtarak quhet “BAYRAKTAR TB2” dhe mund të komandohet deri në 300 km distancë.
“Ky është droni BAYRAKTAR TB2, është një dron ushtarak që ka rezultuar i suksesshëm së fundmi dhe me agresionin rus në Ukrainë. Ukraina ka qenë një nga vendet e para që ka marrë këte dron. Është një dron që ka armatime të ndryshime. Mund të komandohet deri në 300 km distancë”, u shpreh Ferhati.
Ndërkohë gazetari nënvizoi se një dron tjetër që pritet të mbërrijë në Shqipëri është  “Bayraktar Diha”, i cili do të jetë në shërbim të Policisë së Shtetit.
Ky i fundit do të përdoret për të kontrolluar territorin, si dhe për të identifikuar parcelat me kanabis.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Bayraktar Diha’, droni që pritet të zbulojë parcelat me kanabis
Rama: Shumë shpejt do të marrim dronët e armatosur, për çfarë do të shërbejnë
Dy satelitët, Rama: Inspektorët, të pamundur të raportojnë një realitet tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *