September 25, 2021

Kombëtarja gati për Çekinë e Uellsin, kush janë lojtarët më të aktivizuar të sezonit

Shpërndaje lajmin

Qazim Laçi është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje nga lista e shpallur nga Edi Reja për miqësoret e qershorit. Mesfushori që luan me Ajaccio në Ligue 2 në Francë është aktivizuar në 36 ndeshje për këtë sezon në kampionat.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi është lojtari i dytë më me më shumë minuta. Ai ka luajtur në 35 ndeshje me Konyaspor, duke shënuar edhe 8 gola dhe 3 asiste në kampionatin turk. Duhet të themi se pjesa e dytë e sezonit ishte më e zjarrta për të.

Vendin e tretë e mban portieri I Laçit, Alen Sherri, i grumbulluar për herë të parë në kombëtaren e madhe, i cili është aktivizuar në 35 sfida në Superiore. Renditja vazhdon me një tjetër lojtar të kampionatit shqiptar, portierin e Apolonisë, Romeo Harizaj, që me 33 ndeshje të luajtura mban vendin e katërt.

Berat Gjimshiti, ylli që ka shkëlqyer më shumë këtë sezon, ka luajtur 33 ndeshje në Serie A me Atalantan. Lojtarët e tjerë, që janë grumbulluar nga Reja për sfidat miqësore me Uellsin dhe Çekinë, variojnë në një mesatare 20 deri në 25 ndeshje të aktivizuara në klubet e tyre.

Portieri kuq e zi, Thomas Strakosha është aktivizuar në 9 sfida me Lacion ndërsa të pakta kanë qenë hapësirat edhe për Amir Abrashin te Baseli e Odise Roshin në Hungari. Ai është aktivizuar në 10 sfida në elitën e futbollit zviceran. Pavarësisht minutazhit të vogël, ata janë thirrur nga Edy Reja për dy testet miqësore.

1-Qazim Laci (Ajacio) – 36 ndeshje
2-Sokol Cikalleshi (Konyaspor) – 35 ndeshje
3-Alen Sherri (Laçi) – 35 ndeshje
4-Romeo Harizaj (Apolonia) – 33 ndeshje
5-Berat Gjimshiti (Atalanta) – 33 ndeshje
6-Gentian Selmani (Menemenspor, Boluspor) – 33 ndeshje
7-Endri Çekiçi (Ankaragücü) – 31 ndeshje
8-Armando Broja (Vitesse) – 30 ndeshje
9-Ylber Ramadani (Velje) – 29 ndeshje
10-Bekim Balaj (Sturm Graz) – 29 ndeshje
11-Keidi Bare (Espanyol) – 27 ndeshje
12-Sherif Kallaku (Lokomotiv Zagreb) – 26 ndeshje
13-Etrit Berisha (SPAL) – 25 ndeshje
14-Arlind Ajeti (Reggiana) – 24 ndeshje
15-Elseid Hysaj (Napoli) – 24 ndeshje
16-Frederic Veseli (Salernitana) – 23 ndeshje
17-Albi Doka (Gorica) – 23 ndeshje
18-Rey Manaj (Barcelona B) – 22 ndeshje
19-Taulant Seferi (Tirana) – 22 ndeshje
20-Marash Kumbulla (Roma) – 21 ndeshje
21-Ardian Ismalji (Spezia) – 17 ndeshje
22-Amir Abrashi (Basel) – 10 ndeshje
23-Odise Roshi (Diosgyori VTK) – 10 ndeshje
24-Thomas Strakosha (Lazio) – 9 ndeshje


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *