October 28, 2021

Komisionerë të lodhur, Celibashi: Partitë politikë të kishin marrë masat, t’i jepet fund kësaj historie

Shpërndaje lajmin

Kryekomisoneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pas shpalljes së rezultatit në KZAZ nr.40 në Tiranë, në një prononcim për mediat foli edhe për kërkesat që janë bërë në disa qendra votimi për ndërprerjen e numërimit , me arsyetimin se komisionerët janë lodhur.

Celibashi tha se kjo histori duhet të marrë fund dhe se partitë politike duhet të kishin marrë të gjitha masat dhe se në raste të tilla komisionerët duhet të zëvendësoheshin.

“Partitë politike duhet të kenë marrë masa dhe nëse komisionerët e tyre të lodhen atëherë të zëvendësohen. Historitë dhe skenat me komisionerë të lodhur dhe të sëmurë duhet të kenë marrë fund”, tha Celibashi.

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *