Komisionerët e KZAZ-ve për 14 majin, dorëzojnë propozimet Berisha, PS dhe PL
Përzgjedhja e komisionerëve në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor do të jetë çështja e parë që do të ballafaqojë Sali Berishën me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.
Të premten Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi në KQZ listën me komisionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Kjo lëvizje e Berishës erdhi pak ditë pasi Komisioneri Ilirjan Celibashi, theksoi se ai do të njohë si përfaqësues të PD-së vetëm atë që do të njohë Gjykata.
Një ditë më pas, kërkesat në KQZ i depozituan edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Ndërkohë Enkelejd Alibeaj nuk i ka dorëzuar listat me komisionerët e KZAZ-ve dhe po ashtu as PSD nuk ka e dorëzuar dokumentacionin.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
Data 6 mars është afati i fundit kur partitë dhe koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Do tronditet Shqipëria, Zeka: 0.5% detaje janë zbuluar nga dosja e agjentit të FBI
Zbulohen politikanët e Kosovës në dosjen e ish-agjentit të FBI