Edhe pse komisioni e përjashtoi, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu do të rikandidojë si kandidat për deputet në këtë zonë. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një statusi në rrjete sociale.
Postimi i plot:
“Per mua eshte nje privilegj i vecante te rikandidoj ne Qarkun e Gjirokastres.
Lidhjet e mia me Gjirokastren.
Permbysja e 25 Prillit nje domosdoshmeri.
Pse ne dorezuam mandatet?
Shume shpejt mbas 25 Prillit do te zhvillohen edhe zgjedhjet lokale. Gjirokastra e Qarku teresisht te diskriminuara e te zhytura ne varferi e braktisje.
Ky rregjim ka mentalitetin e Esat Pashes. Ky rregjim na largon nga identiteti yne Europian e Perendimor. Rama pengon qellimisht integrimin. Qarku i Gjirokastres i ka te gjitha mundesite dhe resurset per tu zhvilluar. Keq menaxhimi i Epidemise Covid, katastrofal per vendin.
25 Prilli dita e ndryshimit te madh. Kushdo qe do te guxoje te preke voten do te perfundoje si ai bust me 20 shkurt”, shkruan Shehu në Facebook.