“Komiteti Olimpik të mendojë për një plan B, ose një plan C!” Ministri japonez ngre dyshime për Olimpiadën

Share

Për herë të parë, një anëtar i qeverisë japoneze, Taro Kono, ka pranuar publikisht dyshimet e tij në lidhje me organizimin e Lojërave Olimpike në Tokio verën e ardhshme.

“Për momentin, ne po bëjmë më të mirën që mundemi për t’u përgatitur për Lojërat, por askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë,”– tha ministri për reformën administrative. “Çdo gjë është e mundur, si organizatorë të lojërave ne bëjmë gjithçka që mundemi dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të kemi një Olimpiadë shumë të mirë. Gjithsesi, Komiteti Olimpik duhet të mendojë për një plan B, ose një plan C. Pasi situata nuk është e lehtë”.

Kjo deklaratë u bë në kontekst e ringjalljes së epidemisë në Japoni, me një total prej 1.502 rastesh të regjistruara të enjten në Tokio dhe 6.566 ratesh në tërë Japoninë. Shifrat, megjithatë janë stabilizuan krahasuar, me ato që ishin dy javë më parë.

Rreth 80% e japonezëve janë shprehur se janë “Pro” shtyrjes, ose anulimit të Olimpiadës, ndërkohë, që qeveria, komiteti olimpik ndërkombëtar ose komiteti organizues, kanë përsëritur ditët e fundit dëshirën e tyre për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në datat e planifikuara (23 korrik-8 gusht).

Presidenti i komitetit organizator, ish-kryeministri Joshiro Mori, u shpreh në fillim të kësaj jave, se një vendim mbi praninë e spektatorëve të huaj gjatë Olimpiadës do të merret në fund të shkurtit-fillim të marsit.


Share

Komente