Shpërndaje lajmin

Çmimet Pulitzer nderuan gazetarët ukrainas me një citim special në ceremoninë e saj vjetore në Nju Jork të hënën në mbrëmje, duke përgëzuar gazetarët e vendit për guximin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin ndaj raportimit të vërtetë që kanë treguar prej fillimit të pushtimit rus, raporton Euronews.
“Bombardimet, rrëmbimet, vdekjet dhe pushtimet, gazetarët kanë këmbëngulur në përpjekjet e tyre për të ofruar një raportim të saktë të një realiteti të tmerrshëm që po ndodh në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë”, shkroi bordi Pulitzer.
Sipas raportimit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, prej fillimit të luftës shtatë gazetarë, duke përfshirë tre nga Ukraina, janë vrarë.
LEXONI GJITHASHTU

Një i vrarë dhe pesë të plagosur, Rusia lëshon raketa hipersonike në Odesa
Bajden: Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë
Ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *