Kompania e hekurudhave në Gjermani do të punësojë 25.000 punëtorë

Shpërndaje lajmin

Raportohet se kompania kombëtare e hekurudhave Deutsche Bahn planifikon të punësojë 25.000 punëtorë të rinj këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Referuar drejtorit të Deutsche Bahn, Martin Seiler, qëllimi është të përmirësohet cilësia e punës, të dyfishohet numri i pasagjerëve dhe të bëhet një riparim i përgjithshëm i infrastrukturës, pjesërisht të rrënuar.
Duke qenë se në Gjermani mungojnë shumë punëtorë, kompania do të përpiqet të sjellë punëtorë nga jashtë, e njohja e gjuhës gjermane nuk do të jetë e nevojshme për disa vende të punës.
„Në të ardhmen, gjithnjë e më shumë punëtorë të kualifikuar do të sillen nga jashtë, për shembull, nga Evropa Jugore, shumë vende të Ballkanit dhe Turqia. Sidoqoftë, anglishtja do të përdoret gjithnjë e më shumë si gjuhë pune, veçanërisht në sektorin e IT-së, tha drejtori i Deutsche Bahn, Martin Seiler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *