Kompanitë e mëdha teknologjike planifikojnë largimin e fjalëkalimeve

Shpërndaje lajmin

Sipas raportit vjetor për shkeljet e të dhënave kibernetike, 80% e tyre shkaktohen ende nga fjalëkalime të pasigurta dhe kredenciale të dobëta.
Siç shpjegohet në një shënim zyrtar të Apple, pasi sistemi të jetë aktiv, mund të përdorni telefonin inteligjent për të hyrë në një aplikacion ose shërbim në web, pavarësisht nga softueri operativ ose shfletuesi në përdorim.
I njëjti operacion që kryejmë disa herë në ditë për të zhbllokuar telefonin, nga njohja e fytyrës dhe e gjurmëve të gishtave deri te kodet, do të mjaftojë për të hyrë në faqet dhe aplikacionet, si një mjet i shpejtë dhe i sigurt vërtetimi.
Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të aksesojnë automatikisht kredencialet e tyre në pajisje të shumta, pa pasur nevojë të riregjistrojnë secilën llogari.
Megjithëse Apple, Google dhe Microsoft kanë mbështetur prej kohësh standardin e hyrjes pa fjalëkalim, ende nuk ka ndërveprim ndërmjet platformave, aplikacioneve dhe standardeve të sigurisë së këtyre kompanive.
Sipas tre gjigantëve, risia do ta bëjë shumë më të vështirë për hakerët vjedhjen e informacionit të hyrjes, duke pasur parasysh mungesën e çelësave në numra dhe shkronja dhe praninë e thjeshtë të telefonit inteligjent si një mjet identifikimi./Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published.