“Kompanitë e naftës të dorëzojnë një pjesë të fitimeve!” Mitsorakis prezanton paketën e ndihmës në Parlament

Shpërndaje lajmin

Parlamenti grek është duke diskutuar në lidhje me paketën e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas rritjes së fortë të çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Në fillim të fjalës së tij kryeministri Mitsotakis tha se Greqia qendron në krah të lirisë dhe se asnjë lider nuk duhet lejuar që të ndërmarrë nisma për ndryshimin e kufijve.
Sipas tij, lufta dhe rritja e çmimeve vjen në një kohë kur të gjithë prisnin rritje ekonomike pas bllokimit dy vjeçar për shkak të pandemisë, por kjo nuk ndodhi.
“Demokracia është përballë autoritarizmit në Ukrainë”, tha Mitsotakis duke theksuar se grekët qendrojnë në krah të lirisë. duke theksuar se “Greqia, ne grekët jemi me lirinë”.
“Është e nevojshme të zmbrapset çdo përpjekje për të ndryshuar me dhunë kufijtë, si dhe çdo lider model që dëshiron të bëhet sundimtar”, tha ai.
Ndër të tjera, kryeministri grek theksoi se kompanitë e karburanteve dhe ato të energjisë elektrike duhet të heqin dorë momentalisht nga një pjesë e fitimeve të tyre duke ia dorëzuar shtetit për shkak të situatës së vështirë që është krijuar.
“Masat janë të ndara specifikisht dhe jo horizontale. Është e padrejtë që kur të gjithë preken, të dobëtit dhe të fortët kanë të njëjtën mbrojtje. Masat janë gjithashtu të përgjegjshme. Asnjë masë e sotme nuk lejohet të minohet nesër”, tha ai. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.