April 16, 2021

Kompanitë e sigurimeve mbështesin qeverinë në fushatën e vaksinimit

Shpërndaje lajmin

Për të siguruar që fushata federale e vaksinimit të përparojë sa më shpejt, kompania e sigurimeve”Zürich Versicherung” dëshiron të ofrojë  mbështetjeen e saj, shkruan srf.ch.

Kjo mbështetje mendohet të bëhet duke vaksinuar të gjithë 6100 punonjësit e kompanisë, përfshirë edhe familjarët e tyre, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë do të arrihej një numër prej rreth 15,000 njerëzish të vaksinuar.

Kjo është raportuar nga “Blick” të Shtunën. “Paratë nuk kanë rëndësi”, citohet të ketë thënë Mario Greco, shef ekzekutiv i kompanisë.

“Ajo që ka rëndësi tani është ofrimi i ndihmës dhe mposhtja e pandemisë. Njerëzit kanë përjetuar mjaft mbyllje, kufizime dhe punë nga shtëpia”.

Sipas këtij njoftimi, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) u referohet kantoneve që janë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë së vaksinimit, përcjell albinfo.ch. Një kompani tjetër sigurimesh, Axa, tashmë i është drejtuar Kantonit të Cyrihut me një ide të ngjashme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *