Shpërndaje lajmin

Panairi “Swissbau 2022” i cili mbahet në Zvicër do të jetë një mundësi e mirë që kompanitë nga Kosova të promovojnë produktet e tyre, shkruan Albinfo.ch.
“SWISS BAU” është një nga panairet më të mëdhenj të ndërtimit që organizohet në Zvicër. Edicioni i i këtij viti të panairit ishte planifikuar të mbahej nga 18 der më 21 janar 2021, por panairi ishte shtyrë për 3 deri 6 maj 2022.
Në mesin e shumë ekspozuesve nga shtetet e ndryshme të botës, do të ekspozojnë edhe 8 kompani nga Kosova: «Mercom Company», «Behari Doors», «Dardania Model», «Green House», «Shehu», «Elnor» , «Mobile Decor» dhe «VATËR 1954».
Plaforma albinfo.ch është partner medial i kësaj ngjarje dhe në vijim prezanton kompanitë kosovare që do të jenë pjesë e panairit:

“Mercom Company”
Në kuadër të kompanive pjesëmarrëse është edhe  “Mercom Company“,  me traditë shumëvjeçare dhe e themeluar në vitin 1989.
Kompania që nga viti 1996 merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga druri, plastika dhe alumini dhe krahas sektorit të auto-industrisë që është shtyllë e kompanisë, që nga viti 2018
“Mercom Company” është përfaqësues i brendit të njohur “Gentas” për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi dhe është njëra nga kompanitë kryesore që zotëron tregun e Kosovës sa i përket sektorit të fasadave dekorative/ventiluese. Planet për zgjerimin e aktiviteteve të kompanisë, me theks të veçantë eksportin kanë të bëjnë me linjën e re, prodhimin e tavolinave me dizajne unike, stile të veçanta me kualitet dhe standarde evropiane. Duke e vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e mergatës shqiptare të cilët kanë ndërtuar dhe zhvilluar biznese shumë të suksesshme në Zvicër, i ftojmë që të vijnë në panairin “Swissbau 2022” e të ndajmë së bashku përvojat tona dhe të shohim mundësitë e bashkëpunimit sepse Kosova ende ka nevojë për përkrahjen tuaj”.

“Mobile Dekor”
«Mobile Dekor» si kompani është themeluar më 1983, duke filluar me prodhimin e mobilieve, mobilieve shtëpiake (dhoma ndeje e gjumi, kuzhina), mobilie për zyrë, restaurante, hotele etj. Me zotimin ndaj produkteve unike dhe dizajnit special sikurse ndaj kualitetit, si një kuptim domethënës i një reputacioni të shkëlqyeshëm në treg. Tash, Mobile Dekor fokusohet në prodhimin e kuzhinave, pärfshirë elementet dhe aksesorët e tyre, dhoma moderne (dhoma për fëmijë, dhoma gjumi dhe dhoma ndeje), inventarë e mobilie për zyre, hotele dhe dizajne e enterier restaurantesh, sofa, tavolina, karrike, dhoma dite, dhoma për mysafirë etj.

Kompania “ELNOR’
Kompania ELNOR e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve nga druri
është prezente në tregun e Kosovës por edhe me gjerë që nga viti 2007. Ofron një zgjedhje të
madhe të produkteve me vlerë dhe stil. Cilësia e produkteve të kompanisë e renditin atë si
një ndër kompanite prodhuese të produkteve nga druri më të mira në rajon. ELNOR
ofron mbi 60 modele të karrigeve dhe 30 modele të tavolinave. Si kompani kryesisht është
e specializuar në prodhimin e karrigeve. Kompania posedon po ashtu
departmentin e dizajnit dhe projektimit ku ju mundëson klientave që ata të punojnë
më ne, për të hartuar, ndërtuar dhe menaxhuar një projekt kompleks mobiljesh.
Deri në 17% të prodhimit janë projekte kontraktuale për hotele, bare dhe
restaurante. Për më tepër, bazuar në cilësinë e produkteve nga viti 2007, Elnori
ka arritur të krijojë partneritete të suksesshme me kompani europiane. Deri më tani
ka arritur të eksportojë në vende si Gjermania, Zvicra, Luksemburgu, Belgjika, Sllovenia dhe
Anglia. Rreth 55% e linjës së prodhimit eksportohet, dhe karriget janë produkti kryesor i
exportit.

Dardania Model
Gjuhë e cila na kaliti për shumë e shumë vite me radhë që filloi si një biznes familjar nga baballarët dhe gjyshi ynë, traditë kjo mbi 65 vite me një vizion dhe mision të qartë të cilat deri më tani kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme. Dardania Model është fabrikë që merret me prodhimin e dyerve, dritareve me materiale si PVC, alumin, dru – alumin, si dhe repartin e veçantë për prodhimin e mobilieve. Përveç efikasitetit të energjisë dhe performancës, produktet e kompanisë përmbushin të gjitha kriteret e tjera të tilla si dizajne, kualitet, qëndrueshmëri dhe montim duke u bazuar në standarde ndërkombëtare. Rreth 50% e produkteve tona momentalisht prodhohen për tregun evropian kryesisht atë zviceran, synimi ynë është që kjo përqindje të vazhdoj të rritet për gjatë këtyre viteve. Dardania Model është e certifikuar edhe me standardin ISO 9001 dhe ateste të tjera të kualitetit.

SHEHU
Shkallët nga druri dhe dyert hyrëse të teknologjisë së lartë janë emri i markës së kompanisë Shehu, një biznes familjar që nga viti 1948. Pas gati një shekulli traditash dhe përkushtimesh, Shehu vazhdon punën duke ofruar produkte të përpunimit të drurit me cilësi të lartë. Përvoja e gjatë e mundësoi kompaninë Shehu në vitin 2001 për t’u fokusuar dhe bërë më të specializuar në prodhimin e produkteve të shkallëve prej druri. Shehu është i njohur për prodhimin e shkallëve dhe dyerve nga druri, shkalle druri me baze betoni, shkalle druri konstruksion dhe dyer te hyrjeve.

BEHARI
BEHARI është kompani e specializuar në prodhimin e dyerve të garazhës, rezidenciale dhe industriale.
Përveç kësaj prodhojmë edhe dyer oborri, bëjmë motorizimin e dyerve të oborrit, fasada alumini dhe ofrojmë dyer të hyrjes e të brendshme dhe shumë produkte tjera për përdorim shtëpiak e sidomos produktë për kopshtin tuaj.
Me fabrikën në qendër te Kosovës, në Parkun e Biznesit vetëm 5km nga aeroporti, me një hapsirë për prodhim dhe depo prej 3500m/2, kemi bërë që të jemi prodhuesi numër një në vend duke ofruar produktet tona jo vetëm për konsumator final por edhe për shumë kompani në fushën e ndërtimit, projektimit.
Me një staf të specializuar prej vitesh dhe mbi 50 të punësuar të rrgult e shumë më tepër në projekte të ndryeshme, kemi arritur që me produktet tona përveç territorit të Kosovës të jemi prezent edhe në vende si: Maqedoni, Shqipëri dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Zvicër. Në kuadër të kësaj ne kemi krijuar një rrjet të gjërë të partnerëve me theks të veçantë me kompanitë e Ndërtimit dhe projektimit.

Greenhouse
Greenhouse Sh.p.k. është një kompani e specializuar në ndërtimin dhe prodhimin e shtëpive të parafabrikuara kornize prej druri me fabrikës e saj të prodhimit në Kosovë. Greenhouse Sh.P.K. u krijua nga një partneritet me një zyre të arkitekturës zvicerane, dhe specialistëve të ndertimit. Ne kemi mbledhur një ekip të profesionistëve të kualifikuar. Ekipi ynë ka mbi 10 vjet përvojë në ndërtimin dhe prodhimin e shtëpive të parafabrikuara kornizë prej druri. Na besoni projektin tuaj dhe ne do të ju bëjmë një ofertë gratis.
 

VATËR1954
Për dekada, zgjidhjet dhe shërbimet e produkteve VATËR1954 kanë garantuar sukses të qëndrueshëm për klientët tanë në përpunimin e drurit. Qëllimi ynë është të zhvillojmë produkte shumë efikase dhe të krijojmë ide inovative. Këto risi jo vetëm që i bëjnë proceset e prodhimit më të shpejta, më fleksibile dhe më me kosto efektive, por gjithashtu kombinojnë ekologjinë dhe ekonominë me cilësinë më të mirë të përpunimit.  Për ne, ky premtim i performancës është njëkohësisht një detyrim dhe një nxitje e përditshme: suksesi i klientëve tanë duke përdorur produktet dhe shërbimet tona është objektivi ynë kryesor i kompanisë.  Kompania e familjes VATËR1954 ofron dritare dru alumin sistem PLAZA9.4 dhe sistem te standarizuar EURO PROFIL 68/80 dhe 80/80 mm nga druri. Ku përdoret vetëm druri i cilësisë se lartë.
Këto 8 kompani do t’i ekspozojnë produktet e tyre si: shkallë, dyer, kuzhina, dritare, shtëpi të parafabrikuara, mobilieri dhe shumë e shumë produkte të tjera për shtëpinë. Dizajni dhe kualiteti i produkteve nga këta ekspozues është dëshmia më e mirë që sot ata janë të pranishëm në tregun zviceran dhe në vendet e tjera europiane.
Vizitoni panairin “Swiss Bau” në Basel dhe njihuni me kompanitë dhe produktet “Made in Kosova” nga 3 deri 6 maj 2022.
Më shumë informata për panarin klikoni në linku në vijim:https://www.swissbau.ch/de
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.