Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret si dëshmitar ish-ministrin e Financave

0
Shpërndaje lajmin

SPAK ka thirrur ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Canin si dëshmitar për koncensionin e sterilizimit.
Sipas BW, Cani do të merren në pyetje në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.
Nga SPAK janë firmosur 8 urdhër-arreste K për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj sipas burimeve ka rënë në pranga, dhe po ashtu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim.
Arrest shtëpie është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë..
Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.
Sa i përket fituesit të koncesionit Ilir Rrapaj, burime thonë se ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për të dëshmuar në SPAK, ndaj do të dërgohet me polici. Ai është pronar i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService, aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme./Albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *