“’Konfederata’ e Rithemelimit s’hyn në zgjedhje”-Xhunga: PD forca kryesore pro SPAK
Analisti Albi Xhunga është shprehur se Partia Demokratike me drejtues Lulzim Bashën është forca më e madhe opozitare pro SPAK dhe sipas tij, nëse beteja për zgjedhjet e ardhshme do të ketë si kal kryesor beteje Strukturën e Posaçme, atëherë PD do të fitojë zgjedhjet.
Komentet Xhunga i bëri në Euronews Albania, ku tha se Rithemelimi, PL dhe disa parti të tjera kanë krijuar një konfederatë opozitare, e cila sipas tij e ka të vështirë të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme.
Kjo pasi sipas tij, liderët e këtij grupimi opozitar janë nën hetim dhe pritet të shkojnë në burg për korrupsion.
“Në gjykimin tim në momentin që po flasim kemi të bëjmë me 3 pole politike. Pra kemi PS një pol, kemi PD një pol më vete dhe Rithemelimin dhe partinë e Ilirit një pol më vete. B eteja e ardhshme elektorale nuk do jetë një betejë mes ideologjive të majta e të djathta, por një betejë pro apo kundër drejtësisë së re, e cila sot është më e rrezikuar se kurrë.
Numrat deri në këto momente duket sikur janë nga Rithemelimi. Por nëse shikojmë realitetin politik, shqiptarët edhe me sondazhe mbështesin SPAK. Pra nëse zgjedhjet e ardhshme do të kenë si kal beteje SPAK dhe drejtësinë e re, mua më rezulton se PD do të jetë forca më e madhe opozitare pro SPAK dhe unë pres që t’i bashkohet çdo forcë tjetër e së mirës këtij poli opozitar. Ai nuk ka frikë nga Berisha, Meta dhe të tjerët.
Berisha, Meta dhe të tjerë kanë krijuar një federatë opozitare. Meta po shkon në burg familjarisht, Mediu pritet të dënohet nga GJKKO, te Rithemelimi gjyqi ndaj Berishës vazhdon. E kam të vështirë të besoj se kjo federatë opozitare të mund të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme”, tha Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë Tiranë, reagon SHBA dhe BE
Negociatat PS-Rithemelimi, avokati zbulon detaje: Presidenti do zgjidhet nga populli