Konfirmohet fitorja e Bidenit në Gjeorgji, edhe pas rinumërimit të votave

Share

432172583 highres 1

Rinumërimi i votave në shtetin e Gjeorgjisë, ka konfirmuar Joe Bidenin si fitues në këtë shtet, njoftojnë mediat amerikane.

Sipas përgjegjësve, epërsia e tij ndaj presidentit aktualit Donald Trump është 12,284 vota, ose pak më e vogël se që ishte para rinumërimit, kur ajo mbërrinte në rreth 14 mijë vota.

Në fund të javës së kaluar, Georgia dhe Carolina e Veriut ishin shtetet e fundit të mbetura për t’u numëruar, transmeton albinfo.ch. Pas numërimit të tyre, Biden fitonte zgjedhjet me 306 votues ndërsa Trump ka 232.

Demokratët po mbrojnë shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa se parti do të ketë shumicën në Senat do të vendoset në një votim të dytë në janar 2021 për të dy vendet e Senatit në Gjeorgji.

Ndërkohë, avokatët e Trumpit përdorin teori jokorrekte për të mohuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, softuerë të manipuluar, përfshirë asosh të furnizuar nga komunistët e Venezuelës, e kanë ndihmuar Bidenin në fitore.

The post Konfirmohet fitorja e Bidenit në Gjeorgji, edhe pas rinumërimit të votave appeared first on Albinfo.


Share

Komente