January 22, 2022

Konfirmohet sezoni i dytë i Squid Game

Shpërndaje lajmin

Producentët kanë konfirmuar se do të ketë një sezon të dytë të serisë së famshme Squid Game.

Regjisori Hwang Dong-hyuk tha se nuk “iu la mundësi tjetër” veçse t’ia niste punës për një sezon të dytë për shkak të popullaritetit dhe kërkesës së madhe.

Shfaqja bëri bujë në mbarë botën dhe u pa nga 111 milionë shikues, sipas të dhënave të Netflix.

Disa persona bëhen pjesë të një loje, ku jeta dhe vdekja ndahet nga një fije e hollë peri, e gjithë kjo për kënaqur një grup të vogël të pasurish. Squid Game është analogjia dërrmuese e shoqërive kapitaliste.

Gjatë një premiere në Los Anxhelos, regjisori Hwang Dong-hyuk tha:

“Ka pasur aq shumë presion, kërkesë dhe aq dashuri për një sezon të dytë”.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *