Konfirmohet: Skiatorja austriake garon për Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën. Sorschag e cila në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).
“FIS ka vendosur flamurin tonë në uebfaqe, tek profili zyrtar i Sorschagut. Deri tek konfirmimi i FIS-it, është dashur një punë e gjatë insistimesh dhe kërkesash, të bëra nga drejtuesit e KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi e sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi. I pari i KOK-ut, Krasniqi dhe i pari i skitarisë në Kosovë, Kelmendi, falënderuan FIS-in, që përkundër vonesës, i dha lajmin e shumëpritur FSK-së. Kelmendi, që është edhe nënpresident i KOK-ut, shtoi se tani e tutje presin që 24-vjeçarja të përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat e rëndësishme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KOK-ut, përcjell albinfo.ch.
Skiatorja austriake ka një bagazh të madh në kërcimet me ski. Ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, ndërsa mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *