Konfirmon ministri: Gjysmë vjetori i dytë në shkolla fillon më 18 janar

Share

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, përmes një postimi në FB, ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar.

Likaj ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme, raporton arbresh.info.

Postimi  i plotë i tij:

Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

#MaskëHigjjienëDistancë

#TiMbajmëShkollatHapur


Share

Komente