Konfiskimi i aseteve ruse, Basha përshëndet vendimit e Kongresit Amerikan

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përshëndetur miratimin nga Kongresi Amerikan të projektligjit për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.
Përmes një postimi në facebook, kryedemokrati shton se është nder dhe privilegj që ai ka patur ndihmën e kongresmenëve amerikanë për propozimin e këtij procesi që u miratua këtë javë dhe nga Këshilli i Evropës.
“Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.
LEXONI GJITHASHTU:

Jo vetëm për Ukrainën, SHBA miraton paketën e ndihmës për Izraelin e Indo-Paqësorin
Kongresi në SHBA miraton ndihmën prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *