Konfiskimi i ‘Eyes of Tirana’, Hajdari: Rama qesharak, sinjali për biznesmenët

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se 4,646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.
Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe ish-deputetja Rudina Hajdari duke e cilësua, kreun e qeverisë si qesharak, ndërsa ka shtuar se kjo që po bën është vetëm show politik.
“Rama është qesharak, nuk besoj se ka njeri që i beson fjalët e Ramës dhe mënyrës se si ai bën propagandë nëpërmjet internetit apo dosjeve që mban në dorë, pasi të gjithë ato abuzime që kanë ndodhur , kanë ndodhur gjatë kohës  që ka qenë ai kryeministër.
Unë nuk e di se si ai del dh e merr guximin dhe del e thotë që ne do9 i japim fund kësaj, ndërkohë që kanë qenë ata që i kanë lënë këto persona të ndërtojnë  katet pa leje. Ky është një show politik që duhet të  shpërfillet”- theksoi Hajdari.
Sipas saj, Hajdari po u jep biznesmenëve sinjal që të japin para për buxhetin e shtetit, në mënyrë që të privatizojnë katet pa leje.
Ai po u jep sinjal këtyre biznesmenëve që të japin para më tepër buxhetit të shtetit për të privatizuar ato kate pa leje. Është një propagandë e shpifur që po bën Rama.
Sakaq, Hajdari deklaroi ndër të tjera: Ne kemi hapur negociatat me BE dhe me patjetër duhet që këto ndërtime të legalizohen. Në publik e sheh sikur po i shantazhon por po u  jep një mundësi atyre që të legalizojnë ndërtimet.
LEXONI GJITHASHTU: 

Konfiskohen mbi 4 mijë metra katrorë pa leje në qendër të Tiranës | 5 zhvillime
Hajdari: VKM për ndërtimet pa leje, abuzim që Rama bën me pushtetin
Ndërtimet pa leje, Salianji: S’po preken oligarkët, po tentojnë fshehin gjurmët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *