Konflikt i dhunshëm mes pushuesve nga Kosova në Shëngjin, 1 në gjendje të rëndë

0
Shpërndaje lajmin

Dy pushues nga Kosova janë konfliktuar me njëri tjetrin në Shëngjin, ku zënka ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Policia informon se shtetasi kosovar me inicialet H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, po ashtu banues në Kosovë.
50 vjeçari ka marrë plagë në zemër me thikë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sakaq policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:

“Benzi” del nga rruga në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur
Aksident me vdekje në Berat, makina “fluturon në ajër” të moshuarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *