Kongresi certifikon fitoren e presidentit, ja çfarë shpreh Kryemadhi për Biden: Pres të punojmë së bashku, për realizimin e synimeve të përbashkëta

Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur urimet për presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden, i cili u zyrtarizua tanimë si shefi i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu ajo e konsideron një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë zgjedhjen si zv.presidente të Kamala Harris.

Postimi i plotë:

“Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, zonjën Kamala Harris për zgjedhjen e saj, si një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë.

LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë dhe unë pres të punojmë së bashku me Administratën e re për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta.“-shprehet Kryemadhi.


Share

Komente