Kongresi certifikon Joe Biden si president të SHBA-ve, reagon menjëherë Trump dhe komunikon vendimin që ka marrë: Ja ç’do ndodhë në 20 Janar

Share

Donald Trump ka rënë dakord me rezultatet e Kongresit që pak më parë kanë certifikuar firoren e Joe Biden. Ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve ndërsa Kamala Harris do të jetë zv.presidente.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më konfirmojnë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar,” ka thënë Trump në një deklaratë pak më parë.

“Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump duke përsëritur pretendimet ndërhyrje në zgjedhje.


Share

Komente