Kongresi në SHBA certifikon sot votat e zgjedhjeve të 3 nëntorit, priten protesta

Share

Kongresi amerikan certifikon sot votat elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA. Me këtë rast janë parashikuar protesta në Uashington dhe shtetet e tjera më të mëdha se ato të muajve që lamë pas.

Mijëra vetë, mbështetës të republikanit Trump pritet të dalin në atë që cilësohet tubimi në mbrojtje të votës për të parandaluar certifikimin e presidentit Joe Biden. Forcat e rendit parashikojnë edhe përdorimin e dhunës gjatë protestave, teksa i bënë thirrje qytetarëve të tyre të mos marrin armë me vete, pasi do të përballen me ligjin.

Në Kongres, të paktën 12 senatorë republikanë dhe rreth 140 ligjvënës nga Dhoma e Përfaqësuesve janë zotuar të votojnë kundër certifikimit të fitores së zotit Biden, duke cituar pretendimet e Presidentit Trump për mashtrime zgjedhore.

Ndërkohë nga numërimi i votave në Xhorxha republikanët Kelly Loeffler dhe David Perdue janë kokë më kokë me demokratët Raphael Ëarnock dhe Jon Ossoff.

Demokratët e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden duhet të fitojnë të dy vendet për të fituar kontrollin e plotë të Kongresit.

Partia Republikane e Presidentit në largim Donald Trump duhet vetëm të fitojë një në mënyrë që të mbajë Senatin.


Share

Komente