April 16, 2021

Konjufca i kërkon VV-së mandatarin për kryeministër

Shpërndaje lajmin

Tashmë ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë mandatarin për Kryeministër Konjuca përmes një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Galuk Konjufca nuk e përjashtoi mundësinë për formimin e Qeverisë Kurti sot. Ai tha se kanë mbetur vetëm disa procedura teknike. Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, sot është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe tre nënkrytarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *