Konstituimi i këshillit bashkiak nis me tensione, ambasadorja greke dhe Dule në Himarë

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule këtë të martë ndodhen në Himarë ku pritet që të jenë pjesë e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të dalë në zgjedhjet e 14 majit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se mbledhja ka nisur me tensione pasi mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.
LEXO EDHE: Beleri nuk merr mandatin/ Konstituohet këshilli bashkiak, mbështetësit kërkojnë të futen në sallë
Ndërkohë kujtojmë se Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash dhe kërkesa e tij për leje që të marrte mandatin e kryebashkiakut është refuzuar, në krye ta kësaj bashkie do të vijojë të jetë Gjergji Goro./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *