Konstituohet KED, zbardhen emrat e rinj dhe ata zëvendësues, ja vendimi i rëndësishëm që u mor ditën e sotme

Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e sotme, të parën për vitin 2021, ku diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara në rendin e ditës.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese.

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese.

3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë.

4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme.

5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit.

6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit.

7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit.

8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit.

9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative.

Dhe anëtarë zëvendësues:

Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese.

2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë.

3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme.

4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit.

5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit.

6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative.

Gjykata e Lartë më herët kishte ofruar mbështetje administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshmesi personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021.

Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021.

Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.


Share

Komente