Kontrabandim me migrantë në Jarinje, zbulohet një veturë me gjashtë shtetas të huaj pa dokumente
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zbuluar një rast i kontrabandimit me migrantë në Jarinje të Epërme, teksa sipas njoftimit, në një veturë janë hasur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente, përcjell albinfo.ch.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 10:19.
“Njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga Njësia e Migrimit”, thuhet në njoftim.