Kontratë e re për Camavinga, Real Madrid vendos klauzolën e “çmedur” për 20-vjeçarin

0
Shpërndaje lajmin

I cilësuar si një ndër talentet më premtues të mesfushës, Eduardo Camavinga po kalon një eksperiencë fantastike te “galaktikët” e Real Madrid, teksa vetëm pas 2 sezonesh në “Santiago Bernabeu” ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm me “los blancos”.
Falë këtyre performancave fantastike, klubi tashmë ka vendosur t’i rinovojë kontratën 20-vjeçarit francez, kontratë që është pranuar dhe nga Camavinga e së shpejti pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.
Kontrata e re do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2028, si dhe një përmirësim të ndjeshëm të pagës së francezit. Ndërkaq, ajo që më vihet më shumë re është dhe klazuola marramendëse prej 1 miliardë eurosh për kartonin e Camavinga. /i.m /  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *