January 25, 2022

Kontrolluesit e fakteve e etiketojnë YouTube si një “përçues kryesor të dezinformimit në internet”

Shpërndaje lajmin

Organizatat që kontrollojnë faktet në mbarë botën thonë se YouTube nuk po bën sa duhet për të parandaluar përhapjen e dezinformatave në platformë. Rreth 80 grupe kanë nënshkruar një letër të përbashkët drejtuar shefes ekzekutive të platformës Susan Wojcicki. Ne letrën e dërguar organizatat shkruajnë që ” Youtube është një nga kanalet kryesore të dezinformimit në internet në mbarë botën”.

Organizatat duan që YouTube të ndërmarrë veprime më të forta kundër videove kundër vaksinave dhe dezinformatave zgjedhore. Midis nënshkruesve nga Evropa, Afrika, Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika ishte organizata bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar Full Fact dhe ekipi i verifikimit të fakteve të “Washington Post”. Në letrën e hapur thuhej se se “jetesa janë shkatërruar dhe shumë njerëz kanë humbur të dashurit për shkak të dezinformatave” raporton “BBC”.

Letra liston shembuj në mbarë botën që kanë potencialin të shkaktojnë dëme në jetën reale, të cilat janë vënë nën radarin e politikave të përmbajtjes së YouTube. Organizatat thotë se këto veprime të Youtube janë të pamjaftueshme dhe nuk funksionojnë. Kritikët thonë se platformat në mbarë botën nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin, i cili ka rezultuar në lëndime, vdekje dhe prishje të familjeve.

Zëdhënësja e YouTube Elena Hernandez tha për “The Guardian” se kompania tashmë po investonte në mënyra “për të lidhur njerëzit me përmbajtje autoritative, për të zvogëluar përhapjen e dezinformatave kufitare dhe për të hequr videot e dhunës”.  /  


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *